Zjarri djeg kulmin e një ndërtese banimi në Gurrakoc

Në orët e pasdites së sotme, zjarri kishte kapluar një ndërtesë të banimit në qendër të Gurrakocit të Istogut. Një dëshmitar i rastit ka bërë të ditur për “Koha Ditore” së nga zjarri i shkaktuar është djegur tërësisht kulmi i kësaj banese.

Lajme

12/12/2014 18:10

Ai tha së për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar dhe menjëherë kanë lajmëruar ekipet e shpëtimit.

“Zjarri ka djegur krejtësisht kulmin e banesës. Banorët menjëherë kanë thirrur zjarrfikësit edhe policinë, por kanë ardhur me vonesë. Zjarri është ndalur nga zjarrfikësit pas orës 15:00”, tha dëshmitari duke bërë të ditur së policia ishin të parët që ishin përgjigjur vendit të ngjarjes.

Ndërsa, zëdhënësja e Komunës së Istogut, Jeta Balaj, i ka thënë “Kohës Ditore” së ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit, raporton Koha.net.

“Si pasojë e zjarrit është djegur tërësisht kulmi i ndërtesës. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur që mos të përhapet zjarri në tërë ndërtesën. Ende nuk dihet së si ka ardhur deri tek kjo fatkeqësi dhe çfarë dëmesh kanë shkaktuar”, ka theksuar Balaj.