Zjarrfikësit me status të ri dhe miliona euro në buxhet në vitin 2019

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nevojitet një përkrahje serioze për zjarrfikësit e Kosovës.

Lajme

13/11/2018 14:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja ne mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nevojitet një përkrahje serioze për zjarrfikësit e Kosovës, raporton lajmi.net.

Ai ka  shtuar se disa funksione të cilat më nuk i ushtron FSK-ja mund të transferohen në forcat e zjarrfikësve.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se zjarrfikësit për vitin e ardhshëm do të kenë miliona euro me shumë në buxhet.

Ai ka thënë se me statusin e ri të zjarrfikësve, këta të fundit do të shndërrohen në forcë nacionale. /Lajmi.net/