Zjarrëfikësit protestojnë para qeverisë, kërkojnë takim me kryeministrin

“Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë”, më këto thirrje zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës po protestojnë para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave.

Lajme

12/07/2018 11:24

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së zjarrfikësve, tha se do të qëndrojnë para Qeverisë derisa ta takojnë kryeministrin ose ndonjë përfaqësues të Qeverisë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

Kërkesat e tyre janë të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore, të bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi,  pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna, te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit dhe të përmirësohen kushtet e punës dhe të pajisjeve dhe mjeteve për punë.