Zjarr në Tregun e Gjelbër, mbeturinat kaplohen nga flakët

Një pjesë e Tregu të Gjelbër në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.

Lajme

26/10/2018 20:20

Një lokacion në këtë treg ku ishin të mbledhura një sasi e madhe e mbeturinave u kaplua nga flakët, ndezja e të cilave dyshohet të jetë bërë nga faktori njeri.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin për herë të dytë brenda ditës së premte, njofton Klan Kosova.

Sipas rojtarit, këto mbeturina fillimisht ishin djegur rreth orës 17:00 kur edhe ishte lokalizuar zjarri për herë të parë.

Më pas ndezja ka filluar sërish nga mbeturinat e ngelura në fund të pirgut.