Zjarr në qendër të Prishtinës

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zjarrin në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, duke shtuar se në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha njësitë e nevojshme.

Lajme

24/09/2017 20:08

Pas konfirmimit të rastit nuk është bërë e ditur për ndonjë person të lënduar.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Nuk kemi ndonjë raportim deri tani per ndonje të lënduar”, ka bërë të ditur Hoxha.