Zjarr në një nënstacion elektrik në Tiranë

Një zjarr në rënë në mesnatë në nënstacionin elektrik të Kasharit, në orën 2:30.

Lajme

16/01/2017 08:16

OSHEE njoftoi se zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve, dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të Nstacionit Kashar.

Zonat pa energji elektrike: Kamza, Yzberishti, Kashari, pjesa e autostradës në të dyja kahet, deri në Vorë, Mëzes dhe Unaza e Re.