Zjarr në një banesë në Tiranë, lëndohet lehtë pronari

Një person është lënduar sot në Tiranë derisa banesën e tij e kishte marrë zjarri. T.P, 60 vjeçar, ka marrë lëndime të lehta, dhe ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Lajme

22/02/2016 19:02

Në orët e pasdites, kur edhe ka ndodhë incidenti, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të fikin zjarrin dhe të evakuojnë banorët.

Pronari ka marrë lëndime të lehta në të dy duart dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e djegieve në QSUT.

Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrin. /kp