Zjarr në hotelin e Bayernit

Lojtarët dhe i gjithë stafi i Bayern Munich, kanë qëndruar në rrugët e Moskës, pasi janë larguar nga hoteli ku ishin duke qëndruar, për shkak të alarmit për zjarr.

Sport

29/09/2014 10:18

Në hotelin ku ishte duke qëndruar skuadra e Bayernit, është dhënë alarm për zjarr dhe kështu ata u detyruan të largohen në rrugë.

Me të dalë në rrugë, pothuajse të gjithë lojtarët e përjetuan të ftohtin që po mbizotëron në Moskë dhe kështu është dashur të mbulohen me rroba shtesë.

Pas dita kohëve, situata u normalizua dhe kështu lojtarët u futën brenda në hotel.