Zjarr i madh në Obiliq

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Obiliq afër Korporatës Energjetikë të Kosovës.

Lajme

03/11/2018 16:57

Në fotografitë shihet se tymi ka përfshirë këtë komunë.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, ka thënë se zjarri ka ndodhur jashtë zonës së kësaj korporate dhe se nuk ka asnjë rrezik për operim ditor.

“Një zjarr ka ndodhë tek Metakosi jashtë hapësirave operative të KEK-ut. Por Pavarësisht kësaj KEK-u me të gjitha njësit që ka në dispozicion kanë shkuar në vend të ngjarjes edhe e kanë eliminuar zjarrin edhe nuk ka asnjë rrezik për operimet ditore që i ka KEK-u”, ka thënë Bucolli për Insajderin.

“Ka qenë zjarr fushorë, është djeg bari por nuk ka asnjë rrezik për operimet tona” , tha Bucolli.