Zjarr i madh në një ishull në Greqi

Një zjarr me përmasa të mëdha ka nisur mesditën e sotme në ishullin Evia në Greqi.

Bota

12/08/2018 18:38

Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së Dirphion, në një zonë pyllëzuar me pisha të dendura.

Autoritetet kanë dhënë menjëherë urdhrin për evakuimin e 250 banorëve në fshatin Stavros. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se 62 zjarrfikës, me 28 automjete dhe katër helikopterë po punojnë për të lokalizuar flakët, të cilat janë duke u favorizuar nga era e fortë që është duke fryrë në këtë zonë

Pak ditë më parë, zjarri i rënë në Athinë i mori jetën dhjetëra personave.