Zjarr i madh në Lupç, rrezikohet depoja e fishekzjarrëve (Foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në fshatin Lupç të Podujevës. Disa banorë të zonës kanë treguar për Indeksonline se afër vijës së zjarrit gjendet një depo e mjeteve piroteknike - fishekzjarre.

Lajme

30/08/2015 19:50

Po ashtu bëhet e ditur se në vend ngjarje tashmë kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Zjarri në Lupç

Zjarri i madh sot ka shpërthyer edhe në disa fshatra të Prizrenit. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo është shkaktuar nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë./Indeksonline