Zjarr i madh në Gjirokastër, digjet një ofiçinë dhe rrezikohet banesa

Një zjarr i madh ka rënë në një ofiçinë para pak minutash në Gjirokastër.

Lajme

08/04/2018 16:50

Ofiçina ndodhet pranë një banese dykatëshe në lagjen “Dunavat i dytë”.

Sipas dëshmitarëve zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe ka rrezikuar edhe banesën. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri tani ka dy pista për shkakun e zjarrit, dyshohet për një shkëndijë elektrike ose bombol gazi. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, në mjetet e punës së ofiçinës.