Zjarr brenda ‘Pallatit të Rinisë’ në Prishtinë

Në orët e pasdites së sotme zjarri ka përfshirë ‘Pallatin e Rinisë’ në Prishtinë.

Lajme

21/02/2018 19:13

Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Pallatin e Rinise në  Prishtine. Zjarri ka ndodhë në një lokal. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë për lajmi.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë rajonale në Prishtinë./Lajmi.net/