Zimbabve, thirrja e Mugabes për takim nuk përfillet nga askush

Thirrja e presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe për takim të kabinetit nuk është përfillur nga askush.

Bota

21/11/2017 16:41

Thirrja e presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe për takim të kabinetit nuk është përfillur nga askush, raporton Anadolu Agency (AA).

Lovemore Matuke, nga Uniteti Kombëtar i Afrikës në Zimbabve – Fronti i Atdhedashësve (ZANU-PF), në një deklaratë për media tha se ministrat të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e kabinetit të Mugabes, kanë realizuar një takim mes vete për të disktuar se si do ta largojnë nga detyra presidentin.

Mugabe, i cili iu adresua popullit nga televizioni kombëtar tha se nuk do të largohet nga detyra dhe se në muajin dhjetor do të udhëheqë kongresin e partisë ZANU PF, e cila e shkarkoi.

Ai pretendon se ndërhyrja ushtarake nuk është një kërcënim për rendin kushtetues dhe autoritetin presidencial. Mugabe tha se është i vetëdijshëm për një sërë shqetësimesh në vend, përfshirë edhe ato ekonomike. Por, ai shtoi se institucionet shtetërore po funksionojnë edhe përskaj krizës.

Të mërkurën e javës së kaluar, ushtria hyri në kryeqytet dhe mori televizionin shtetëror, ndërsa në një komunikatë të lexuar në televizion në orët e mëngjesit, u tha se ndërhyrja “nuk është grusht shteti”.

Mijëra persona të cilët mbështesin ndërhyrjen ushtarake dhe kërkojnë dorëheqjen e Mugabes javën e kaluar organizuan marsh në kryeqytetin Harare. Në vend të Mugabes, ZANU-PG në krye të partisë solli ish zv/presidentin Mnangagwa.

Mnangagwa, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut ka thënë se nuk do të kthehet në vend derisa ti garantohet siguria.