Zilja e mençur që ju tregon kush është para derës edhe nëse s’jeni në shtëpi

Kjo zile e mençur ju lajmëron në celular kur dikush i bie asaj edhe nëse ju nuk jeni në shtëpi.

Auto & Tek

06/01/2015 10:17

Me këtë pajisje, ju gjithmonë do të mund ta dini kush ju erdhi tek dera e shtëpisë – edhe nëse nuk ishit në shtëpi.

Ky është edhe qëllimi i kësaj zileje, një zile e derës me Wi-Fi që ju lejon që përmes celularit të shihni dhe të flisni me çdokënd që vjen tek shtëpia juaj dhe i bie ziles, pa marrë parasysh se ku ndodheni.

Kjo zile është e pajisur me një kamerë HD që lidhet me wireless-in e shtëpisë tuaj. Kur një vizitor i bie ziles suaj, ajo automatikisht dërgon një lajmërim në celularin tuaj, dhe hapë një video lidhje duke shfaqur atë se kush qëndron para derës së shtëpisë, dhe ju lejon që të flisni me të përmes mikrofonit, transmeton Lajmi.net.

Kamera ka lente të ‘syrit të peshkut’ që është në gjendje për të kapur gjithë zonën rreth derës dhe ka drita LED të cilat gjithashtu japin mundësi për pamje në ‘vizion nate’. I gjithë aktiviteti i ziles regjistrohet dhe mund të qaset më vonë.