Zidanes nuk po i pëlqen që të tjerët po e konsiderojnë Realin favorit në Ligën e Kampionëve

Zinedine Zidanes nuk po i pëlqen favorizimi i Real Madridit nga të tjerët në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/04/2018 23:55

Pas përformancave ndaj PSG-së dhe së fundi ndaj Juventusit, ‘Los Blancos’ po konsiderohen favoritë për të triumfuar për të tretën herë radhazi në Ligën e Kampionëve, garën elitare evropiane.

Të konsideruarit favorit nuk po i pëlqen trajnerit Zinedine Zidane.

“Nuk më pëlqen asgjë dhe nuk dua të dëgjoj asgjë”, ka deklaruar fillimisht trajneri francez për dhënien e epitetit favorit skuadrës së Real Madridit.

“Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës, ndeshjen e kthimit dhe asgjë më shumë, pjesa tjetër nuk më intereson mua”./Lajmi.net/