Zidane zgjedh futbollistin që do ta mbrojë Neymarin

Dani Carvajal është i suspenduar andaj Nacho do të ngarkohet me detyrën ta sfidojë Neymarin në ballafaqimin e skuadrave në Parc des Princes.

Sport

06/02/2018 15:15

Zinedine Zidane ka zgjedhur futbollistin i cili do ta ketë për detyrë ta mbulojë Neymarin në ndeshjen e ardhshme ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Dani Carvajal është i suspenduar andaj Nacho do të ngarkohet me detyrën ta sfidojë Neymarin në ballafaqimin e skuadrave në Parc des Princes.

“Marca” shkruan se Nacho do ta zhvillojë duelin direkt me Neymarin, përcjell “lajmi.net”.

Neymar është një prej tre sulmuesve më të rrezikshëm për portën e Real Madridit së bashku me Edinson Cavani dhe Kilyan Mbappe. /Lajmi.net/