Zidane zgjedh formacionin më të mirë të Premierligës

Zinedine Zidane ka zgjedhur formacionin më të mirë në histori të Premierligës.

Sport

27/02/2016 13:49

Zinedine Zidane ka përzgjedhur formacionin e tij më të mirë në histori të Premierligës.

Dhe, në të ka përfshirë gjashtë ish futbollistë të Manchester Unitedit, raporton “Goal”.

Trajneri i Real Madridit ka bërë disa befasi duke inkuadruar emrat e njohur të “Red Devils” si Peter Schmeichel, Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam, Paul Scholes, dhe sigurisht Cristiano Ronaldo, përcjell “Lajmi.net”.

Formacioni i përzgjedhur nga Zidane ka rreshtimin 4-4-2.