Zidane zbulon se çfarë do të bëjë Real Madrid për Iniestan në El Clasico

Zinedine Zidane ka njoftuar se skuadra e tij do ta urojë Andres Iniestan në El Clasicon e tij të fundit me Barcelonën.

Sport

05/05/2018 13:07

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka njoftuar se skuadra e tij do ta urojë Andres Iniestan në El Clasicon e tij të fundit me Barcelonën.

“Los Blancos” janë mysafir të ekipit kampion të ri në La Ligë të dielën në Camp Nou.

Kurse, Iniesta do ta zhvillojë El Clasicon e fundit pas paralajmërimit për largim nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Nuk bëhet fjalë për çfarëdo futbollisti, është një futbollist që e admirojmë, si person dhe si futbollist”, u shpreh Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Do ta përshëndesim, duke i uruar fat në të ardhmen e tij”, theksoi ai. /Lajmi.net/