Zidane zbulon lajmin e madh për tifozët e Real Madridit

Zinedine Zidane ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

Sport

19/09/2017 15:49

Zinedine Zidane ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

“Sa i përket renovimit, tashmë ka përfunduar, por nuk do të thotë asgjë. Unë merrem me ngjarjet dita-ditës dhe nuk e kam mendjen përtej kësaj, është e komplikuar”, ka thënë Zidane.

Francezi pas karrierës së suksesshme si futbollist i Real Madridit u emërua trajner i ekipit në janarin e vitit 2016 dhe ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Zidane ka fituar edhe Kampionatin botëror për klube, Superkupën e Spanjës si dhe dy herë Superkupën e Evropës. /Lajmi.net/