Zidane zbulon fajtorin e barazimit me Levanten

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka komentuar barazimin me Levanten.

Sport

09/09/2017 15:47

Zinedine Zidane ka analizuar barazimin e Real Madridit me Levanten me rezultat 1:1 në kuadër të La Ligës.

Trajneri francez ka thënë se shumë gjëra i munguan ekipit të tij duke bërë që të humbin pikë të rëndësishme në Santiago Bernabeu. “

Na munguan shumë gjëra, fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm dhe duhet të luani me intensitet”, deklaroi Zidane pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Pastaj e humbëm Benzeman dhe pësuam gol. Është dashur ta fillonim ndeshjen më mirë dhe të shënonim të parët. Por, duhet të kemi edhe durim, duhet të luajmë më mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/