Zidane zbulon emrin e ekipit për sezonin e ri

Zinedine Zidane nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Sport

01/05/2018 10:25

Zinedine Zidane ka folur për të ardhmen e tij, ku ka deklaruar se dëshiron të vazhdoj karrierën tek gjiganti spanjoll, Real Madridit.

Sipas francezit e ardhmja e tij nuk varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

“Qëndrimi te Real Madridi nuk varet nga fitimi ose jo i Ligës së Kampionëve: unë dua të vazhdoj në këtë klub”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Nuk e di nëse mund të them se jam trajneri më i mirë apo më i keq, por tani kam më shumë përvojë”.

“Ka shumë trajnerë më të mirë se unë, por kam pasur rastin të jetoj me këtë skuadër të Real Madridit dhe të bëj gjërat që kemi bërë”, përfundoi francezi.