Zidane vjen me një deklaratë për Karim Benzeman

Real Madrid do të kërkojë që nesër të sigurojë kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/11/2017 19:26

Kampionët e kësaj gare, nesër (e martë) janë mysafir të Apoelit në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të grupit H.

Trajneri Zidane një ditë para kësaj sfide, ka mbajtur konferencën për shtyp.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua trajnerit ishte forma e Karim Benezmas, të shumëkritikuarit.

“Ka të gjitha nga pak aty. Ai është i pari që dëshiron të japë më shumë, kush e njeh e di se ai mund të jap më shumë”, ka deklaruar fillimisht Zidane.

“Por përkundrazi ne jemi këtu për të ndihmuar lojtarët. Golat të japin besim, por nuk mund të themi se edhe pa to nuk jeni i mirë”./Lajmi.net/