Zidane “vjedh” një përforcim nga Man Utd

Zinedine Zidane është i gatshëm të transferojë një përforcim, i kërkuar edhe nga Manchester United.

Sport

11/02/2016 10:24

Real Madrid është i gatshëm të mposht Manchester Unitedin për transferimin e yllit të Benficas, Renato Sanches, ka bërë të ditur “A Bola”.

“Red Devils” raportohej se kanë shprehur gatishmëri të paguajnë 46 milionë funtet e dëmshpërblimit të kontratën e Sanchesit me klubin portugez, përcjell “Lajmi.net”.

Por, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka ndërhyrë duke intensifikuar përpjekjet për transferimin e 18-vjeçarit në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës.