Zidane vazhdon kontratën në Real Madrid, zbulohet rroga e re (FOTO)

Zinedine Zidane do të mbetet në postin e trajnerit në Real Madrid.

Sport

12/08/2017 08:28

Zinedine Zidane do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se trajneri francez do të konfirmojë të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu në kontratë të re trevjeçare.

Me të, ai do të përfitojë rritje të konsiderueshme të pagës, përcjell “lajmi.net”.

Zidane aktualisht paguhet 4.35 milionë euro në sezon, derisa me kontratën e re do të paguhet 8 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/