Zidane ua ‘mbyll gojën’ tifozëve të Juventusit, ja çfarë tha pas ndeshjes në Madrid

Zinedine Zidane nuk ka dyshime për penalltinë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Sport

12/04/2018 09:57

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i doli në mbrojtje skuadrës së tij pas akuzave për kualifikimin e diskutueshëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se penalltia e akorduar ishte e drejtë.

“Penalltia? Më kanë thënë se ishte penallti. Nuk e kam parë por gjyqtari ka sinjalizuar dhe nuk mund të ndryshojë. Por, besoj se ishte penallti. Nëse ekziston, nuk kemi asgjë për të shtuar”, u shpreh ai pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi kualifikuar në gjysmëfinale dhe duhet të flasim për ndeshjen. Ata kanë luajtur mirë, por besoj se e kemi merituar më tepër kualifikimin”, theksoi Zidane. /Lajmi.net/