Zidane tregon se a do të bëjë transferime në janar Real Madridi

Real Madrid nuk do të sjellë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

20/01/2018 19:45

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Real Betis.

‘Los Blancos’ po përjetojnë një fushatë aspak të mirë në La Liga këtë sezon, ku pas 19-të xhirove renditen në vendin e katërt me 32 pikë, 19 më pak se liderët e Barcelonës.

Përkundër gjithë kësaj, Real Madrid nuk do të bëjë asnjë transferim këtë afat kalimtar.

“Jo, nuk do të bëjmë asnjë transferim”, ka deklaruar Zidane në konferencën për shtyp./Lajmi.net/