Zidane, ti nuk je trajner

Trajneri i Rayo Vallecanos, Paco Jemez ka kritikuar Real Madridin për angazhimin e Zinedine Zidane në krye të skuadrës së dytë, Castilla, edhe pse ish mesfushori nuk është i kualifikuar për të kryer detyrën.

Sport

04/10/2014 10:57

Trajneri i Rayo Vallecanos, Paco Jemez ka kritikuar Real Madridin për angazhimin e ish mesfushorit Zinedine Zidane në drejtim të skuadrës së dytë, Castilla, edhe pse francezi nuk është ende i licencuar si trajner.

Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se Zidane mund të suspendohet për shkak se është duke kryer një detyrë të cilën nuk është i kualifikuar ta bëjë dhe Jemez është shfaqur mjaft i ashpër në kritikat e tij.

“Me gjithë respektin ndaj Zidane, nuk e konsideroj si koleg sepse nuk është i kualifikuar, pasi ta merr licencën do ta quaj koleg. Real Madrid nuk është dashur të angazhonte Zidanen në drejtim të ekipit të dytë”, deklaroi Jemez.

“Është i turpshmëm vendimi i Realit”, u shpreh ai.