Zidane thyen heshtjen, zbulon dëshirën e tij për Iscon

Zinedine Zidane ka mohuar spekulimet se ka vendosur ta shesë mesfushorin spanjoll.

Sport

09/02/2018 13:30

Zinedine Zidane nuk dëshiron që Isco të largohet nga Real Madrid.

Trajneri francez ka mohuar spekulimet se ka vendosur ta shesë mesfushorin spanjoll.

“E dua Iscon [në skuadrën time] dhe dua që ai ta kalojë gjithë jetën këtu”, ka thënë Zidane sot kur është pyetur rreth kësaj çështjeje, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është shumë i mirë, këtë e ka treguar dhe gjithmonë do ta bëjë. Gjithçka që është thënë është gënjeshtër, të shohim nëse do të përfundojë më në fund kjo [gënjeshtër për Iscon]”, ka shtuar ai.