Zidane te Franca? Le Graet konfirmon Deschamps

Noel Le Graet përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Didier Deschamps nga Franca.

Sport

19/07/2018 12:36

Didier Deschamps trajneri që udhëhoqi Francën drejt titullit të dytë Botëror do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të Euro 2020, ashtu siç parashikohet edhe në kontratën e tij.

Diçka të tillë e konfirmoi për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet, i cili përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Deschamps nga Franca, transmeton “SS”.

Ndërkohë presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me gjelat, nuk ka asnjë shans që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e kombëtares  pasi te ish tekniku i Realit nuk ekziston një dëshirë e tillë, edhe në pse në futboll kurrë mos thuaj kurrë.