Zidane shpjegon gjithçka, nga psikologjia e lojtarëve deri tek vendi i dytë në grup

Zinedine Zidane analizoi sfidën ndaj Qipriotëve dhe diskutoi për aktualitetet e ekipit të tij.

Sport

21/11/2017 12:28

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në prag ndeshjen ndaj Apoel. Tekniku analizoi sfidën ndaj Qipriotëve dhe diskutoi për aktualitetet e ekipit të tij.

Gjendja psikologjike: ”E mirë. Ajo që duam është të kemi të njëjtën vendosshmëri në ndeshje si në fundjavë. Jemi një hap larg dhe nesër duam të marim tre pikët.”

Benzema: ”Ka pak nga të gjitha.. Por është i pari që dëshiron më tepër dhe e di që mund të bëje më tepër. Të gjithë jemi për t’i ndihmuar të gjithë lojtarët, jo vetëm Benzeman. Për temën e besimit tek goli, kjo temë është e komplikuar. Gol mund të bësh një, dy dhe ecuria ndryshon. Shpresojmë që nesër të jetë një ditë ndryshimi.”

Besimi tek skuadra: ”Nuk është momenti për të folur për nënshkrime. Kur kampionati të mbyllet, do të flasim. Ajo që na intereson të gjithëve është ndeshja e nesërme. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Është një rival që po bën mirë në këtë Champions. Duhet të mendojmë vetëm në lojën që do të bëjmë.”

Asensio dhe kritikat për shanset e tij: ”Po them të njëjtën. I dimë vështirësitë e punës tonë. Jemi Real Madridi dhe gjithmonë do të kërkohet më tepër. E dimë që kemi nevojë për një sforco të madhe. Çdo lojtarë dëshiron më tepër. Të gjithë kanë firmën e tyre, të gjithë janë të rëndësishëm. Vendosë unë për minutat, është puna ime. Ajo që kërkoj nga lojtarët e mi është që të jenë të koncentruar dhe gati kur të luajnë”, përcjell Albeu.com

Çfarë ju bën të jeni kaq optimist: ”Gjithmonë kam një fat të jashtëzakonshëm. Kjo për faktin që kam shëndetin në rradhë të parë dhe që e bëj këtë punë me pasion. E shijoj atë që bëj. Ka punë të tjera që janë më të lehta. Për këtë jam gjithmonë optimist dhe çfarëdo që të ndodhë, mbetetm i tillë. Jam i bindur në resurset që kemi. Disa mund të jenë të shqetësuar, por unë jo.”

Apoel: ”Unë mendoj që kanë një ekip shumë të mirë, dhe këtë e kanë dëshmuar. Nuk shohim kampionatin e tyre dhe nuk mund të flasim për këtë çështje, por në Champions e meritojnë të jenë. Në Bernabeu luajtën shumë mirë. Nesër do të shohim një ndeshje të vështirë dhe duhet të jemi të përgaditur.”

Plani B, të zhgënjyerit që nuk luajnë: ”Duhet t’i pyesni ata. Ajo që ka më së tepërmi rëndësi për mua është të flas me ta. Herë pas here. Janë të rinjë.. rruga e Asensios, për shembull. Vitin e kaluar luajti më pak dhe tani akoma më pak. Ceballos, nga ana tjetër, ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Ashtu si gjithë të tjerët. Është hapi që duhen ndjekur, do të luajnë më pak se ata të konfirmuarit. Të gjithë kanë një të ardhme në këtë ekip.”