Zidane: Sevilla – Real Madrid, nuk nënshkruaj për këtë rezultat!

Zinedine Zidane ka vetëm një objektiv në mendje për duelin ndaj Sevillas.

Sport

14/01/2017 13:50

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk mendon për asnjë rezultat tjetër përveç fitores në duelin ndaj Sevillas, të dielën.

“A do të nënshkruaj për barazim? Jo”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë, futbollistët njësoj, nuk nënshkruaj për asgjë. Do të jetë një ndeshje mes liderit dhe skuadrës së dytë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6