Zidane: Ronaldo s’ka limite

Zinedine Zidane e ka çuar në qiell Cristiano Ronaldon. Legjenda e futbollit francez mendon se ylli portugez nuk ka limite dhe se, pa dyshim, është futbollisti më i mirë në botë për momentin. 29 vjeçari e fitoi ‘Topin e Artë’ në janar, pas një viti të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe Përfaqësuesen e Portugalisë, duke…

Sport

07/03/2014 17:00

Zinedine Zidane e ka çuar në qiell Cristiano Ronaldon. Legjenda e futbollit francez mendon se ylli portugez nuk ka limite dhe se, pa dyshim, është futbollisti më i mirë në botë për momentin.

29 vjeçari e fitoi ‘Topin e Artë’ në janar, pas një viti të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe Përfaqësuesen e Portugalisë, duke i dhënë fund dominimit të Lionel Messit, që e fitonte këtë trofe të çmueshëm në katër vjetët e fundit.

“E ka merituar Topin e Artë. Në stërvitje është i pari që vjen dhe i fundit që largohet”, ka thënë ndihmës trajneri i ‘Los Blancos’ dhe ish futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit për ‘El Confidencial’.

“E shoh çdo ditë dhe mund të them se nuk ka limite. Është një fitues dhe një shembull për të gjithë bashkëlojtarët”, vazhdoi ‘ZiZou’.

Ronaldo gjendet në sezonin e pestë në Santiago Bernabeu, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur me sukses në Sporting Lisbonë dhe Manchester United.