Zidane: Ronaldo është një luftëtar i madh, ka lindur lider

Zinedine Zidane ka vlerësuar lartë yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon.

Sport

02/06/2017 21:32

Trajneri francez në konferencën për shtyp para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve që skuadra e tij e zhvillon me Juventusin, ka thënë se Ronaldo është një luftëtar i madh, që gjithmonë kërkon më të mirën.

“Cristiano është një person i madh, sepse ai është një luftëtar, ai lufton për të tjerët. E rëndësishme është se çfarë bën ai profesionalisht. Ai gjithmonë kërkon më shumë, edhe nëse është në seancë stërvitore, ai dëshiron më të mirën. Ai ka lindur lider”, ka deklaruar Zidane, duke lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/