Zidane: Ronaldo është nga një planet tjetër

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo i përket një planeti tjetër.

Sport

10/03/2018 19:53

Portugezi shënoi dy gola në fitoren 1:2 të Real Madridit ndaj Eibar në udhëtim.

Golat dhe paraqitja e tij, kanë bërë që të lavdërohet nga trajneri Zidane.

“Ronaldo është nga një planet tjetër”, ka thënë Zidane.

“Ai e di që do të shënojë, është shumë pozitiv. Është një lojtar i ndryshëm nga të tjerët e po ashtu i veçantë. Të dhënat tuaja flasin për të, është mirë që ne e kemi”, ka shtuar trajneri i Real Madridit./Lajmi.net/