Zidane po i rikthehet futbollit, por nuk do ta besoni se te cila skuadër

Zinedine Zidane po e mendon rikthimin në janar në futboll.

Sport

11/11/2018 21:05

Pasi u largua ne verë nga Real Madridi, Zinedine Zidane po e kërkon rikthimin në janar në futboll.

Trajneri francez është duke kërkuar ta testoj veten në ligatë evropiane, por që ‘Don Balon’ raporton se Real Madrid e dëshiron rikthimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Zidane me gjasë do ta refuzoj një gjë të tillë, pasi do të provoj ta testoj veten te ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Në garë për transferimin e francezit janë edhe skuadrat si, Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/