Zidane pas largimit nga Reali: Nuk e di se çfarë do të bëj – Lajmi.net
Zidane pas largimit nga Reali: Nuk e di se çfarë do të bëj
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 21:01, 11 June 2018
Zinedine Zidane, ish-trajner i Real Madrid, tha se nuk e di se çfarë do të bëjë 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Evropës.

“Jam shplodhur dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Vendimi që mora ishte i rëndësishëm, të shohim tani se çfarë do të ndodhë”, tha francezi gjatë inaugurimit të një parku për fëmijë të Adidas-it në Saint-Denis, në afërsi të Parisit.

Në prag të Botërorit, ish-numri 10 i Francës dha mendimin e tij edhe mbi kombëtaren e “Gjelave”.

“Është një ekip që ka vërtetë potencial. Shpresoj që të ecë sa më shumë të jetë e mundur dhe pse jo, të fitojë Botërorin”, u shpreh Zidane, transmeton TCH.

Në vetëm dy sezone e gjysmë, Zinedine Zidane fitoi 3 Champions League me Realin e Madridit dhe një kampionat spanjoll, mes shumë trofeve të tjerë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO