Zidane nuk mendon se Barcelona është në krizë

Barcelona nuk është në krizë të rezultateve, kështu së paku mendon trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sport

21/02/2017 20:57

Francezi është pyetur nëse humbja 4:0 e Barcelonës nga PSG dhe fitorja 2:1 ndaj modesteve të Leganes paraqet krizë për rivalët e tyre në La Liga.

“Jo, nuk mendoj se Barcelona është në krizë”, është përgjigjur shkurt Zidane, përcjell lajmi.net.

Real Madridi nesër duke filluar nga ora 18:45 zhvillon ndeshjen e mbetur të La Ligas në udhëtim te Valencia.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6