Zidane: Nuk mbrohemi, luajmë për fitore

Real Madrid nuk do ta mendojë aspak rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Bayernit, në përballjen e tyre të kthimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

30/04/2018 16:53

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë fitoren në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Nesër (e martë) nga ora 20:45 në ‘Santiago Bernabeu’ zhvillohet ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Bayernit, me ndeshjen e parë të fituar nga ‘Los Blancos’ me rezultat 1:2.

“Është gjysmëfinale dhe e dimë rëndësinë e saj. E dimë çfarë të bëjmë, por nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë. Ajo që bëmë në udhëtim ishte e mirë, por i takon asaj ndeshje tani duhet të demonstrojmë se duam të kalojmë në finale dhe të fitojmë”, ka deklaruar Zidane.

“Duhet të dalim në fushë dhe të fitojmë, të shënojmë sa më parë, pa bërë ndonjë gjë të çuditshme, duke mos u dorëzuar deri në fund”./Lajmi.net/