Zidane: Nuk e dua këtë ekip në shortin e Ligës së Kampionëve (FOTO)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka befasuar me deklaratën e tij.

Sport

16/03/2017 10:15

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk dëshiron të takohet me Leicester Cityn në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shorti do të tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00.

“Nuk besoj se ekziston një trajner i cili shpreson të takohet me Leicesterin”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ata vazhdojnë të arrijnë atë që u është thënë se nuk mund ta arrijnë. Shumëkush kishte menduar se ata nuk mund ta ruajnë epërsinë në krye të Premierligës, dhe ia dolën”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6