Zidane “nervozohet” me Balen, ja çfarë thotë për lëndimet

Zinedine Zidane nuk është aspak i kënaqur me lëndimet e Gareth Bale.

Sport

25/04/2017 14:29

Trajneri i Real Madridit tha që uellsiani ka gjithmonë “një lëndim tjetër”.

“Kur ktheheni nga një lëndim i gjatë dhe mendohet se jeni mirë, atëherë del gjithmonë një lëndim tjetër”, deklaroi Zidane, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjithsesi, Bale është mërzitur shumë. Ai më ka thënë që është 100% i gatshëm, por gjëra të tilla s’mund të shmangen”, shtoi Zizou.

Kujtojmë që Bale u zëvendësua në pjesën e parë të El Clasicos.

Ai nuk startoi as ndaj Bayernit të Munichut në ndeshjen e kthimit në Madrid. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy