Zidane ndryshon sulmin e Real Madridit për sezonin e ri (FOTO)

Marco Asensio mund t'ia zë vendin Gareth Bale në formacionin e Real Madridit për sezonin e ri.

Sport

18/08/2017 12:26

Zinedine Zidane planifikon një ndryshim në formacionin e Real Madridit për sezonin e ri.

Mediat spanjolle raportojnë se Marco Asensio mund ta formojë repartin e ri sulmues së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman.

Gareth Bale mund të mbetet rezervist në fillim të sezonit të ri, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Real Madrid në ndeshjet e fundit përfshirë Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës ku realizoi dy gola fantastik. /Lajmi.net/