Zidane ndahet nga Reali

Pas një periudhe të gjatë së bashku, Zinedine Zidane dhe Real Madrid, do të ndahen në fund të këtij sezoni. Ylli francez është i gatshëm të fillojë një karrierë të re, si trajner.

Sport

26/04/2014 15:21

Zinedine Zidane dhe Real Madrid do të ndahen në fund të këtij sezoni.

Ylli francez, futbollist i Los Blancos gjatë periudhës 2001-2006, kur edhe i dha fund karrierës së tij, aktualisht është asistent i trajnerit Carlo Ancelotti.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, e afërt me gjigantin nga Santiago Bernabeu, Zidane ka mundësi që të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, për të filluar karrierën e re si trajner.

Zidane së fundmi është përmendur si objektiv i Monacos.

Claudio Ranieri pritet të humb detyrën e tij tek skuadra nga Ligue 1, pasi pavarësisht investimeve të mëdha, Monaco nuk ka arritur të paraqet kërcënim serioz në garë për titull për Paris Saint-Germain, dhe Zidane mund të fillojë karrierën si trajner, pikërisht nga Franca.