Zidane ndahet nga Real Madrid, ja çfarë thotë Messi

Leo Messi ka komentuar largimin e Zinedine Zidane nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Sport

07/06/2018 10:00

Leo Messi ka pranuar se mbeti i befasuar nga largimi i Zinedine Zidane nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Por, ai ka refuzuar të spekulojë për arsyet e largimit të francezit nga skuadra rivale nga La Liga.

“Jam befasuar shumë, askush nuk e priste. Por, me siguri se kishte arsyet e tij”, deklaroi Messi, përcjell “lajmi.net”.

“E vërteta është se është mirë të largohemi si fitues, duke i fituar pothuajse të gjitha. Askush nuk mund t’i thotë asgjë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/