Zidane me fjalë të mëdha për Real Madridin

Zinedine Zidane i ka thurur lavde të jashtëzakonshme skuadrës së tij pas fitores 2:1 ndaj Manchester Unitedin në finalen e Superkupës së Evropës.

Sport

09/08/2017 00:13

Trajneri francez në konferencë për shtyp, ka thënë se skuadra e tij ka shumë talent dhe është shumë e uritur për sukses.

“Ne kemi shumë talent në këtë skuadër dhe me shumë punë mund të arrijmë shumë gjëra”, deklaroi Zidane.

“Kjo skuadër është e uritur, dëshirojnë më shumë. Ndeshja ka qenë pothuajse perfetke, pjesa e parë ka qenë spektakulare”, ka shtuar ai./Lajmi.net/