Zidane, Lopeteguit: Ja çfarë duhet bërë për të mbetur trajner i Real Madridit

Zinedine Zidane pas përfundimit të sezonit të kaluar, vendosi të ndërpret bashkëpunimin me Real Madridin.

Sport

05/09/2018 17:30

Trajneri francez bëri historinë duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve në krye të ‘Los Blancos’.

Tash i papunë, Zidane ka folur për filozofinë e lojës së tij, e po ashtu i ka bërë edhe një paralajmërim trajnerit Julen Lopeteguai, pasuesit të tij të Real Madrid.

Zidane ka thënë se për të qenë trajner i Real Madridit, duhet të fitosh gjithçka dhe të mbash një nivel të caktuar të lojës.

“Atje duhet të fitosh gjithçka dhe të mbash një nivel të caktuar të lojës”, është përgjigjur Zidane në pyetjen se çfarë duhet bërë për të qenë trajner i Real Madridit./Lajmi.net/