Zidane ‘largon’ futbollistët e pakënaqur nga Real Madrid

Zinedine Zidane është i gatshëm të largojë futbollistët e pakënaqur nga Santiago Bernabeu.

Sport

12/07/2017 15:52

Real Madridi do të zhvillojë para sezonit të tyre në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe të mërkurën Zinedine Zidane do të flasë me secilin prej lojtarëve të tij një për një dhe do t’u tregojë atyre se çfarë pret prej tyre këtë sezon dhe se si do të përdoren ata.

Sipas MARCA këtë gjë Zizou e bëri dhe një vit më parë, sidomos me Cristiano Ronaldon, Zidane do të jetë plotësisht i sinqertë dhe para me lojtarët e tij, në mënyrë që të sigurohet që asnjë prej tyre të mos zhgënjehet apo të ndjehet i mashtruar kur të jënë në progres sezoni. Ai nuk dëshiron që të ketë dyshime në mendjen e askujt dhe të eliminojë ndonjë problem që mund të lindë nga të pakënaqur para se të kthehen në Spanjë në fillim të gushtit, të gjithë lojtarët do ta dinë rolin e tyre dhe nëse janë të lumtur të qëndrojnë në klub ose nëse duhet të fillojnë të kërkojnë të ardhme diku tjetër, përcjell Albeu.com.

Verën e kaluar, Marco Asensio , Alvaro Morata, Mateo Kovacic, Lucas Vazquez dhe James Rodriguez udhëtuan me dyshime për rolin e tyre, por u kthyen të lumtur me atë që Zidane u kishte thënë atyre. Këtë vit, prioritet është mesfushori, Dani Ceballos dhe Marco Llorente.

Ardhja e Llorentes e çoi numrin e mesfushorëve në nëntë. Vendimet për të qëndruar ose shkuar përfundimisht do të arrihen nga vetë lojtarët, varësisht se si reagojnë ndaj bisedës së tyre me Zidane dhe çdo lojtar do të duhet të kërkojë klubin e tij të ri, nëse kërkon më shumë nga klubi.