Zidane: Ky trofe vjen në Real

Zinedine Zidane ka thënë se synimi i Real Madridit është ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport

13/02/2016 21:55

Zidane është shprehur i lumtur me triumfin ndaj Bilbaos në La Liga, ndërsa ka thënë se objektivi i Los Blancos është Liga e Kampionëve.

“Jemi të gatshëm për Romën. Do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe, është Championsi. Kam një skuadër shumë të mirë dhe ne do të luftojmë që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Zidane.

Real Madrid përballet me Romën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën.