Zidane: Ky futbollist e bëri dallimin kundër Bayern Munichut

Zinedine Zidane ka lavdëruar yllin e ri të ekipit, Marco Asensio për paraqitjen e tij në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut.

Sport

26/04/2018 07:13

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar yllin e ri të ekipit, Marco Asensio për paraqitjen e tij në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Asensio realizoi golin e dytë të “Los Blancos” në fitoren e rëndësishme me rezultat 1:2 në Alliaz Arena.

“Nuk është një risi”, deklaroi Zidane pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Ai e bëri dallimin në ndeshje. Ka një shpejtësi të rëndësishme. Ka hyrë mirë në ndeshje. Jam i lumtur për të dhe bashkëlojtarët e tij”, u shpreh ai. /Lajmi.net/