Zidane: Ky është problemi i Realit

Zinedine Zidane është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Atletico në derbi.

Sport

27/02/2016 18:48

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk e priste humbjen në derbi nga Atletico.

Loc Colchoneros fituan 0:1 ndaj Los Blancos në Santiago Barnabeu, me një gol nga Antoine Giezmann.

Sipas Zidane, skuadra të cilën ai e drejton ka probleme psiqike dhe jo fizike, përcjell Lajmi.net nga AS.

“Problemet tona s’janë fizike, janë mentale. Humbja në shtëpi nga Atletico është mjaft e rëndë. Nuk e prisja, mirëpo kam besim të plotë në lojtarët”, u shpreh francezi.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të jemi profesional dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jemi Real Madridi dhe gjithmonë do të kritikohemi”, shtoi ai.